Konflikti Izrael-Iran, Merz i kërkon Netanyahut të përmbahet me sulmet

Konflikti Izrael-Iran, Merz i kërkon Netanyahut të përmbahet me sulmet

Kancelari gjerman, Friedrich Merz foli në telefon me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe i kërkoi të përmbahej në fushatën e tij ushtarake kundër Iranit, tha Reuters. Merz shprehu mbështetjen e Gjermanisë për sulmet ushtarake izraelite ndaj objekteve bërthamore të Iranit, por theksoi rëndësinë e kërkimit të zgjidhjeve diplomatike për të zgjidhur konfliktin. Pak ditë më parë Merz tha se Izraeli po bën punën e ndyrë për të gjithë botën duke sulmuar objektivat bërthamore të Iranit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv