Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Konflikti i armatosur Tajlandë-Kamboxhia, situata po shkon drejt një lufte totale mes dy vendeve
Tajlanda dhe Kamboxhia po zhvillojnë për të dytën ditë përleshjet më të përgjakshme ushtarake në më shumë se një dekadë, me tanke, artileri, raketa dhe drone. Numri i viktimave në Tajlandë ka arritur në 14 persona, 428 të tjerë janë të shtruar në spital. Konflikti ka sjellë edhe evakuimin e më shumë se 130,000 civilëve në provincat tajlandeze. Sakaq edhe Kamboxhia njoftoi se një civil u vra dhe pesë u plagosën në sulmet e forcave tajlandeze kundër vendit. Kryeministri në detyrë Kryeministri i përkohshëm i Tajlandës, Phumtham Ueçajaçi, paralajmëroi se përleshjet ndërkufitare me Kamboxhian “mund të përshkallëzohen në luftë”. “Nëse...