Konfliktet po dëmtojnë turizmin, ekspertët: Incidentet e dhunshme cënojnë imazhin e industrisë

Konfliktet po dëmtojnë turizmin, ekspertët: Incidentet e dhunshme cënojnë imazhin e industrisë

Konfliktet e dhunshme dhe ngjarjet kriminale të ndodhura në ditët e fundit në Sarandë, Ksamil dhe në Lumin e Shalës, gjatë sezonit turistik, po krijojnë një perceptim negativ te turistët e huaj për Shqipërinë, sipas ekspertëve. “Çdo aktivitet ekstra turistik siç janë ngjarjet e fundit, qofshin kriminale, qofshin debatuese, jo fort të këndshme për turistët, e cenojnë turizmin. Ajo që e cenon më shumë nuk janë këto ngjarje sporadike, por fakti që këto ngjarje ndodhin çdo vit. Ngjarje që sado që ne mundohjemi t’i limitojmë, ne kemi çdo vit problematika, që shpeshherë duken që janë të shtyra nga mosveprimi apo...