Konflikt mes të miturve në Yzberisht, 23 të mitur procedohen nga policia, sekuestron dy shkopinj bejsbolli

Konflikt mes të miturve në Yzberisht, 23 të mitur procedohen nga policia, sekuestron dy shkopinj bejsbolli

foto ilustruese TIRANË- Një konflikt i mundshëm mes një grupi të miturish është parandaluar në Yzberisht të Tiranës pas ndërhyrjes së policisë në kohë. Ngjarja u regjistrua në rrugën 'Besim Alla' ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndërhynë pas marrjes së informacionit për një përplasje që pritej të ndodhte. Sipas policisë, efektivët mbërritën në zonë dhe konstatuan disa prej të miturve me shkopinj bejsbolli me vete. Mjetet dyshohet se do të përdoreshin gjatë konfliktit. Fillimisht u shoqëruan të miturit që u konstatuan me shkopinjtë, ndërsa shërbimet e policisë vijuan kontrollet në zonë për identifikimin e personave të tjerë që dyshohej se do të përfshiheshin në përplasje. Në përfundim të veprimeve të kryera nga autoritetet në prani të prindërve dhe psikologut, materialet procedurale i janë...