Konflikt i rëndë në familje në Kosovë, adoleshenti qëllon me armë zjarri motrën

Konflikt i rëndë në familje në Kosovë, adoleshenti qëllon me armë zjarri motrën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së shtunës në Ferizaj të Kosovës, ku një 19-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare. Ngjarja ndodhi në rrugën “Mejdi Xhaferri”, ku pas të shtënave, i riu u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pas ndërhyrjes së shpejtë të policisë. Policia Rajonale e Ferizajt konfirmoi se i dyshuari, shtetasi E.M., është lokalizuar dhe ndaluar në kohë të shpejtë, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar. E plagosura mori ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt dhe më pas u transportua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë....
Burimi: Javanews.al