Konfirmohet rasti i parë me murtajën që prek bagëtitë e imta në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë me murtajën që prek bagëtitë e imta në Shqipëri

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka konfirmuar sot rastin e parë në vend të Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR), një sëmundje infektive që prek delet dhe dhitë. Rasti është zbuluar në një fermë të mbarështimit të dhive në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër. Mostrat e marra nga Shërbimi Veterinar janë analizuar në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit. Menjëherë pas konfirmimit, janë zbatuar masat e përcaktuara në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR, me qëllim izolimin, kontrollin dhe menaxhimin e situatës në terren. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë...
Burimi: Javanews.al