Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Konfirmohet një tjetër fëmijë i infektuar me salmonelë në Gramsh
👁3162
Që nga dita e djeshme, në një kopsht në Gramsh u zbulua ushqim i kontaminuar, që bëri që disa fëmijë të helmohen dhe të paraqiten me urgjencë në spital. Nga rasti në kopsht në qytetin e Gramshit, analizat konfirmuan se katër fëmijë ishin kontaminuar me salmonelë. Vetëm pak orë pas publikimit të këtij lajmi, një tjetër raportim shqetësues mbërrin po nga Gramshi. Mësohet se një tjetër rast i ushqimit të kontaminuar me salmonelë është zbuluar po në Gramsh.