Konferencë në Prishtinë për Ditën Botërore të Turizmit, në fokus inteligjenca artificiale
Konferenca Qendrore për shënimin e Ditës Botërore të Turizmit do të mbahet nesër, më 25 shtator, në Prishtinë, me temën “RE: TOURISM – AI në promovimin e turizmit në Kosovë”. Aktiviteti do të zhvillohet në Emerald Hotel, nga ora 09:00 deri në 14:00. Konferenca do të hapet me fjalime të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë. Në hapje pritet të flasin Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Ministrja e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, Zv. Ambasadorja e Italisë në Kosovë Chiara Castaldo, si dhe Sekretarja e Dytë dhe Menaxherja e Lartë e Programeve në Ambasadën e Suedisë Sara Lindblom. Në kuadër të konferencës do të zhvillohet edhe paneli i parë me temën “Turizmi në Kosovë – gjendja aktuale, sfidat dhe perspektiva e...
Burimi:
kultplus.com