Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës/ Rama mbërrin në Romë, pritet nga Meloni

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës/ Rama mbërrin në Romë, pritet nga Meloni

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të enjte në Romë, atje ku mbahet “Ukraine Recovery Conference 2025”, Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës. Një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës. Rama është pritur nga homologia e tij, Giorgia Meloni. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv