Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë, Rama ndan foton familjare
Në Romë është duke u zhvilluar Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës. Në konferencë merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë foton familjare me liderët botërorë. Në këtë mbledhje të rëndësishme për Ukrainën, marrin pjesë përfaqësues të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të vendit të pushtuar nga Rusia. Kjo konferencë është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës. Top Channel