Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Konferenca para Letonisë, Sylvinho: Mitaj luan edhe si mesfushor, por jo tani. Shiriti i kapitenit? Nuk kemi kohë…
👁6610
Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen e radhës ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Kuqezinjtë mbërritën dje në Riga dhe sot do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore përpara takimit të së martës. Sakaq, këtë pasdite, trajneri Silvinjo dhe mesfushori Kristjan Asllani dolën në konferencën zyrtare për media nga stadiumi ku do të luhet kjo ndeshje dhe iu përgjigjën interesit të gazetarëve. Trajneri Silvinjo vlerësoi ekipin e Letonisë dhe e cilësoi një ndeshje shumë të rëndësishme. Tekniku kuqezi komentoi edhe mungesën e Gjimshitit dhe zgjidhjet e mundshme në formacion për ndeshjen ndaj Letonisë. Si është...