Kondo shqiptari – çlirimtar i Beogradit

Kondo shqiptari – çlirimtar i Beogradit

Aleksandar Pavloviq: Një rrugë e vogël që gjendet në qendër të Beogradit, vetëm pesë minuta larg Sheshit të Republikës, fsheh rrëfimin për një miqësi dhe aleancë të dikurshme serbo-shqiptare, dhe heshtjen e fshehjen e sotme të asaj miqësie. Po, të shkojmë me rend. Para rreth dhjetë vjetëve krerët e atëhershëm të qytetit në qendrën e ngushtë të qytetit, nën emërtimin e rrugëve, vendosën edhe mbishkrimet që kalimtarëve u japin shënimet bazike për personin emrin e të cilit e mban ai kalldrëm. Këto tablo me dukje të këndshme, për dallim nga udhëzuesit dygjuhësorë, qëllimi i tyre evident është që turistët dhe të huajt t’i njoftojnë me përmendoret historike të qytetit, kanë vetëm tekst në alfabetin cirilik, andaj dhe u ofrohen para së gjithash për dobinë dhe...