“Koncerti”, drama e një jete/ Rikthehet në skenë finalisti i “Big Brother VIP 4”, aktori Laert Vasili

“Koncerti”, drama e një jete/ Rikthehet në skenë finalisti i “Big Brother VIP 4”, aktori Laert Vasili

“Koncerti” ishte shfaqja që mbushi sallën e Teatrit Eksperimental këtë fundjavë. E bazuar në romanin “Një engjëll veshë me frak” të autorit Stefan Çapaliku, vepra vjen nën regjinë e Giacomo Pedinit. Ngjarjet vendosen në Shkodrën e viteve pesëdhjetë, kur një burrë me emrin Pol Gjakova humb jetën pasi bie nga ballkoni. Ishte vrasje apo vetëvrasje? Helidon Fino, aktor: “Unë luaj rolin e Pol Gjakovës, që është emri artistik i Prenk Jakovës. Është mision që ne t’i kthejmë personalitete të tilla, të japik jo vetëm historikun por edhe të vërtetat e mëdha të një personaliteti gjenial, krijuesit të operës më të famshme shqiptare në ato vite”. Çfarë do të thotë të bësh art në diktaturë? Personazhet kërkojnë të ndihen sërish artistë. Dëshirojnë lirinë, ashtu si Klara...