Kompjuterat e AKSHI-t u përdorën për ndryshimin e ID-ve të personave që kanë probleme me Drejtësinë
Nga Elton Qyno - Syri.net/ Një hetim i hapur nga prokuroria e Tiranës për ndryshimin në Gjendjen Civile të identiteteve të disa personave me precedent penale, ka vënë në qendër të vëmendjes dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit. Kjo pasi gjatë verifikimeve të kryera, ka rezultuar se në disa raste domainet hyrëse janë zbuluar të jenë përdorur pikërisht nga zyrat e AKSHI-it në Tiranë. Bëhet fjalë për rreth 60 ndërhyrje në sistem, duke sjellë ndryshimin e identiteteve. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se lidhur me këtë problematikë, anëtarë të grupit të hetimit pranë prokurorisë së Tiranës, javën e kaluar kanë zhvilluar një takim me Drejtorin e AKSHI-t, Igli Tafa, me qëllim ngritjen e një grupi bashkëpunimi për lokalizimin e kompjuterëve dhe më pas identifikimin...
Burimi:
syri.net