Kompanitë, rreth 2,3 miliardë lekë nga sigurimi i detyrueshëm motorik

Kompanitë, rreth 2,3 miliardë lekë nga sigurimi i detyrueshëm motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-shkurt 2025 arritën rreth 2,294 milionë lekë, ose 12,19% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sigurimi i detyrueshëm i mjeteve motorike (MTPL) gjatë 2-mujorit, pati një rritje prej 12,48 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5,57% krahasuar me 2-mujorin e 2024. Produkti Karton Jeshil pati një rritje prej 11,17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 23,95% krahasuar me 2-mujorin e...
Burimi: Sot.com.al