Kompania izraelite dhe Serbia planifikojnë prodhimin e dronëve që ‘ndjekin dhe zgjedhin objektiva’

Kompania izraelite dhe Serbia planifikojnë prodhimin e dronëve që ‘ndjekin dhe zgjedhin objektiva’

“Ju gjurmon, ju ndjek pas dhe zgjedh objektivin” – me këto fjalë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i përshkroi dronët që planifikohen të prodhohen në këtë shtet në bashkëpunim me kompaninë izraelite, Elbit Systems. Vuçiq zbuloi edhe më shumë detaje, duke thënë se Serbia do të ketë gjysmën e pronësisë në kompaninë e përbashkët, e cila, sipas tij, duhet të nisë punën në shtator. Megjithatë, kompania në të cilën Elbit do të jetë bashkëpronare, dhe e cila është e regjistruar për prodhimin e armatimit, ende nuk është regjistruar, tregojnë të dhënat publike të regjistrit të bizneseve. Për shkak të një hetimi mbi veprime korruptive, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) vitin e kaluar përkohësisht ndaloi blerjet e teknologjisë së Elbit-it, ndërsa partneri i kompanisë...