Komitët shqiptarë në foto dhe dëshmi të panjohura të fillimshekullit XX

Komitët shqiptarë në foto dhe dëshmi të panjohura të fillimshekullit XX

Nga Elvi Sidheri Kur flasim për komitët, përgjithësisht njeriu i parë që na vjen në mendje është patjetër Çerçiz Topulli, ose Mihal Grameno, jo rastësisht fundja, meqënëse të dy kolosët e lirisë së trojeve shqiptare, patën luftuar së bashku në të njëjtën çetë komite shqiptare. Gjithashtu në mendje na vjen vetvetiu Themistokli Gërmenji, fuqia shtytëse dhe njeriu më i vyer për shpalljen e Republikës së Korçës. Ndërkohë, përfytyrimin tonë lidhur me pamjen e komitëve shqiptarë të fillimshekullit XX, përpara dhe gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, mund ta ushqejmë gjithashtu me dëshmi të mbetura dhe të ruajtura në arkivat e fqinjëve tanë, falë punës së palodhur të gjenive të fotografisë, si Vëllezërit Manaki nga Manastiri, në fotot e të cilëve ruhen të përjetësuara edhe...