No Image Available

Komisioni i Ekonomisë miraton në parim draftin e PS për rritjen e pagave të magjistratëve sa 2% e Presidentit

pamje nga mbledhja e Komisionit TIRANË-Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar në parim draftin e mazhorancës për rritjen e pagave të magjistratëve, me 8 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim. Drafti parashikon rritjen e pagës referuese të magjistratëve nga 36% në 38% të pagës së Presidentit të Republikës. Sipas draftit, rritja përkthehet në rreth 8,500 lekë më shumë në pagën referuese të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por paga e miratua nga KLGJ e KLP është 9-fish më i lartë, rreth 80 mijë lekë më e lartë.' Fjalën' e fundit do e thotë Kuvendi, ku në seancën plenare të 17 shtatorit, drafti pritet të kalojë për shqyrtim dhe votim në seancë plenare.  “Me këtë nismë synojmë të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Synojmë përcaktimin e pagave, por edhe pabarazinë...