Komisionerja e BE-së, Marta Kos: Serbia e detyruar të zbatojë kuadrin ligjor për të drejtat e shqiptarëve

Komisionerja e BE-së, Marta Kos: Serbia e detyruar të zbatojë kuadrin ligjor për të drejtat e shqiptarëve

”Bashkimi Evropian është duke ndjekur nga afër trajtimin e pakicave kombëtare nga autoritetet serbe, posaçërisht komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës”,-tha Komisionerja e Bashkimit Evropian, Marta Kos, në një letër të dërguar në adresë të deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Kos ka përsëritur në letër se të drejtat e pakicave kombëtare janë pjesë e rëndësishme e angazhimeve që Serbia duhet të përmbushë në kuadër të procesit të saj të anëtarësimit në BE. Ajo ka shtuar se nga Serbia kërkohet të harmonizojë kornizën e saj ligjore për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe ato...