Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Komentet janë qesharake’, Marciniak reagon ndaj kritikave të Barcelonës: Goli i Interit ishte i rregullt
👁11364
Gjyqtari polak Szymon Marciniak, i cili ndau drejtësinë në gjysmëfinalen e Champions League mes Interit dhe Barcelonës, është përgjigjur ndaj kritikave që vinin nga kampi katalanas pas humbjes së tyre. Në një intervistë për “Cairo News”, Marciniak i cilësoi komentet e Barcelonës si të pabaza dhe qesharake, duke mbrojtur vendimet e tij gjatë ndeshjes. “Komentet e tyre janë qesharake. Çfarë mund të them për të tilla komente. Nuk i kam bërë askujt padrejtësi. Goli i tretë i Interit ishte i rregullt”, deklaroi arbitri polak.