Komediania e divorcuar nga burri alarmon autoritetet kineze: Po provokon konfliktet gjinore

Komediania e divorcuar nga burri alarmon autoritetet kineze: Po provokon konfliktet gjinore

Me flokët e shkurtër dhe veshjen e thjeshtë, Fan Chunli duket si një grua e zakonshme në moshë të mesme nga fshatrat e Kinës. Mes një turme të rinjsh që përpiqen të bëhen ylli i radhës në një nga garat më të njohura të stand-up komedisë në Kinë, ajo bie në sy. Por kur kjo 50-vjeçare merr mikrofonin, ajo shkëlqen nga gjallëria dhe mbush skenën me sarkazëm, duke treguar shaka për ish-bashkëshortin e saj abuziv që i bëjnë audiencës të qeshë e të lotojë njëkohësisht. Duke ardhur nga një vend ku vetëm fakti që di të përdorë internetin “më bën...