No Image Available

Kombi nuk mbrohet me çifteli e tupana/ Mërtiri: Kosova viktimë por fajin e kemi vetë

Vendimin për dënimin e krerëve të UÇK-së, sociologu dhe analisti Ergys Mërtiri e konsideron një zhvillim të rëndë për Kosovën. Në një reagim publik, Mërtiri e cilëson vendimin si “turp” dhe argumenton se Kosova po përballet me një tjetër situatë ku, sipas tij, viktima përfundon e dënuar, ndërsa krimet e agresionit serb nuk janë trajtuar në mënyrë të mjaftueshme. Por përtej kritikave ndaj vendimit të gjykatës, Mërtiri e zhvendos vëmendjen edhe te përgjegjësia e shqiptarëve dhe politikës shqiptare. Sipas tij, gjatë dekadave të fundit nuk është bërë mjaftueshëm për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, për njohjet ndërkombëtare dhe për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar mbi krimet e kryera gjatë luftës. Mërtiri kritikon gjithashtu atë që e konsideron si një qasje folklorike ndaj çështjes kombëtare, duke argumentuar...