Kombëtarja U21 ndal Spanjën U21 në “Air Albania”

Kombëtarja U21 ndal Spanjën U21 në “Air Albania”

Prezantim dinjitoz i Shpresave të Shqipërisë në miqësoren e sotme ndaj gjigandëve të Spanjës me të cilin barazuan 0-0. Në këtë takim, Alban Bushi me të tijtë frenuan lojtarë si Espi (Real Madrid), Bernal (Barça) Mendoza (At. Madrid) etj duke kaluar me sukses këtë test i cili i vlen kuqezinjëve të kësaj grup moshe për Europianin 2027 që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi. Ndërkohë Shqipëria startoi me; Simon Simoni, Brruti, Daka, Dodaj, Fetai, Huqi, Kaçurri, Perndreca, Ramaj, Samuele Sina dhe Ermir Rashica. Post navigation