Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kombëtarja U-17 zyrtarizon dy ndeshje miqësore me Italinë, ja datat përkatëse kur ‘testohet’ Shqipëria
Këto dy miqësore ndaj Italisë do të jenë edhe provat e para për trajnerin e ri të Kombëtares U-17, Fatjon Tafaj, i cili do të testojë grupin e lojtarëve të grumbulluar. Edhe Kombëtarja U-17 do të luajë dy ndeshje miqësore me Italinë. Kuqezinjtë do të përballen më 12 dhe 14 gusht me “axurrët” në qendrën sportive “Coverciano”. Takimi i parë Itali U-17 – Shqipëri U-17 do të luhet më 12 gusht në orën 18:00, ndërsa ndeshja e dytë më 14 gusht në orën 11:00. Këto takime miqësore do të shërbejnë si përgatitje për kualifikueset e raundit të parë të Kampionatit...