Kombëtarja shqiptare U-14 do të luajë dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja shqiptare U-14 do të luajë dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja shqiptare U-14 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-14, më 17 dhe 19 qershor. Të dyja sfidat do të zhvillohen në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë. Ndeshja e parë është programuar të luhet më 17 qershor, në orën 17:30, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 19 qershor, në orën 11:00. Në ditët në vijim, trajneri i Kombëtares U-14, Francesco Vitobello, do të bëjë publike listën me futbollistët e grumbulluar për këto dy përballje. Këto miqësore shërbejnë si një mundësi e mirë për të testuar lojtarët e rinj dhe për të vlerësuar grupin e futbollistëve...
Burimi: Sportekspres.com