Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj: Për mungesat pyesni tranjerin. Ramadani: Ndeshja me Bjellorusinë nuk është e lehtë

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj: Për mungesat pyesni tranjerin. Ramadani: Ndeshja me Bjellorusinë nuk është e lehtë

Kombëtarja shqiptare ka nisur këtë të hënë zyrtarisht grumbullimin për ndeshjet në UEFA Nations League, ndërsa futbollistët Rey Manaj dhe Ylber Ramadani dolën në konferencën për media nga “Air Albania”. Dy lojtarët folën për sfidat e radhës, pritshmëritë e skuadrës dhe objektivin e Shqipërisë në këto ndeshje. Rey Manaj tha se objektivi i skuadrës në Nations League është vendi i parë në grup. Sulmuesi kuqezi nënvizoi se në këtë kompeticion do të shohim një ekip ndryshe nga ai i miqësoreve të qershorit. A keni ruajtur gola për ndeshjet me Kombëtaren? Shpresojmë që të gjithë çunat dhe çunat e rinj, si sulmuesit, mbrojtësit dhe mesfushorët, në këto katër ndeshje të japim më të mirën dhe të shënojmë sa më shumë. Si e shihni ndryshimin mes ndeshjeve të...