Kombëtarja e pafat, tjetër dëmtim në radhët e kuqezinjve, ikën dhe Pajaziti, thirret Qefalia!

Kombëtarja e pafat, tjetër dëmtim në radhët e kuqezinjve, ikën dhe Pajaziti, thirret Qefalia!

Një tjetër problem i është shtuar Kombëtares shqiptare në ditën e parë të grumbullimit për ndeshjet e Nations League. Adrion Pajaziti ka pësuar një dëmtim, ndërsa shkalla e tij ende nuk është përcaktuar. Sipas burimeve konfidenciale për TCH, mesfushori do t’i nënshtrohet ekzaminimit me rezonancë magnetike, i cili do të japë përgjigjen përfundimtare mbi seriozitetin e dëmtimit dhe mundësinë e tij për të qenë në dispozicion të trajnerit Rolando Maran. Dhe pikërisht dëmtimi i Pajazitit zbulon edhe arsyen e thirrjes së Klevi Qefalisë. Mesfushori i Dinamos, i cili kishte qenë pjesë e listës së pritjes së Maranit, është thirrur sot me urgjencë dhe është shfaqur në ambientet e grumbullimit të Kombëtares. Pra, pas dëmtimit të Qazim Laçit, i cili u zëvendësua zyrtarisht nga Feta Fetai,...