Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Policia kolumbiane ka sekuestruar 7.6 ton kokainë të destinuar për në Holandë në portin e Kartagjenës. Kështu njoftoi të martën Presidenti Abelardo de la Espriella. “Policia Kombëtare sapo ka arritur sekuestrimin më të madh të kokainës në portin e Kartagjenës në 10 vitet e fundit”, shkroi ai në X. Sipas Policisë Kombëtare të Kolumbisë, droga ishte fshehur mes sheqer kallamit të parafinuar, dhe u gjet nga drejtoria e saj kundër narkotikëve në një operacion të koordinuar me Administratën Amerikane të Zbatimit të Ligjit për Drogën (DEA). De la Espriella tha se forcat e sigurisë kishin sekuestruar 132 ton kokainë, me vlerë rreth 6.1 miliardë dollarë, në 75 ditët e para të qeverisë së tij. “Nuk ka armëpushim kundër narkoterrorizmit! Çdo dozë që parandalojmë të arrijë...