Kolonia Ndërkombëtare Artistike “Gostivari ‘25”, Bertrand Shijaku: Aktivitet më rëndësi për artistët

Kolonia Ndërkombëtare Artistike “Gostivari ‘25”, Bertrand Shijaku: Aktivitet më rëndësi për artistët

Kolonia Ndërkombëtare Artistike “Gostivari ‘25” solli vepra nga artistë vendas dhe të huaj. Ky vit përkon dhe me njëzet vjetorin e kësaj kolonie artistike, që vazhdon të mbledhë artistë vendas dhe nga shtete të ndryshme. Pjesëmarrës nga Shqipëria në këtë koloni të artistëve ishte piktori Bertrand Shijaku, i cili i vlerëson këto aktivitete në fushën e artit pamor. “Kolonia Ndërkombëtare Artistike “Gostivar 2025” , përkonte këtë vit edhe me 20- vjetorin e krijimit të saj. Ishte një koloni  artistike, ku merrnin pjesë shumë artistë nga vende të ndryshme të botës si nga Kroacia, Gjeorgjia, Shqipëria, SHBA, Turqia, Serbia, Austria, Kosova...
Burimi: Sot.com.al