Kolo Muani: Shumë pikë të lëna rrugës me barazime dhe humbje, nuk jemi ende aty ku duhet
9 Nëntor 2026 9:15 Telesport “Nuk jam i kënaqur me këtë barazim.” Kolo Muani ishte i qartë në vlerësimin e tij pas ndeshjes mes Fiorentina dhe Juventus, përfunduar në barazim 2-2. Sulmuesi bardhezi, i cili dha asistin për golin e barazimit provizor 1-1 të Woltemade, foli gjithashtu për pozicionin e tij në fushë. “Kur kam hapësirë për të sulmuar, arrij t’i shfrytëzoj më mirë cilësitë e mia,” deklaroi ish-lojtari i PSG dhe Tottenham. “Kemi pasur shumë barazime dhe shumë humbje në këtë pjesë të parë të sezonit. po lëmë shumë pikë rrugës”, tha Kolo Muani “Qëllimi tani është të punojmë fort, në mënyrë që të jemi gati kur të rikthehemi. Kemi dy javë kohë për t’u përgatitur si duhet”, tha sulmuesi bardhezi.
Burimi:
telesport.al