Koleksioni i Van Goghut, i plotë për herë të parë pas 42 vitesh
Një muze holandez ka ekspozuar sot të gjitha 88 pikturat e Vincent van Goghut që ndodhen në koleksionin e tij, duke i bashkuar për herë të parë që nga viti 1984. Muzeu Kröller-Müller, në qendër të Holandës, zotëron një nga koleksionet më të mëdha në botë të veprave të piktorit të famshëm holandez të shekullit XIX. Megjithatë, pikturat e tij rrallë janë ekspozuar të gjitha së bashku. Ekspozita, e titulluar “Van Gogh, All Our Paintings” (“Van Gogh, të gjitha pikturat tona”), është hapur sot për publikun dhe do të qëndrojë e hapur deri në janar. Sipas muzeut, kjo është një nga ekspozitat më të mëdha kushtuar Van Goghut të zhvilluara gjatë këtij shekulli. Mes veprave të ekspozuara është “Ngrënësit e patateve”, një prej pikturave më...
Burimi:
kultplus.com