Kolegji Zgjedhor shtyn më datë 26 Vlorën. Do të shqyrtohen edhe Berati, Dibra dhe Shkodra

Kolegji Zgjedhor shtyn më datë 26 Vlorën. Do të shqyrtohen edhe Berati, Dibra dhe Shkodra

Këtë të martë në Kolegjin Zgjedhor shqyrtohen ankimet e PD-së për 4 qarqet e tjera, e cila kërkon shpalljen e rezultatit të 11 majit të pavlefshëm. Seanca për qarkun e Vlorës u shty më datë 26 qershor ora 08:30. Po shqyrtohet Berati dhe më pas do të vijohet me Dibrën dhe Shkodrën. Kolegji Zgjedhor ka certifikuar rezultatin në 4 qarqe, Lezhë, Kukës, Gjirokastër dhe Korçë, duke rrëzuar ankimin e PD.
Burimi: Kohajone.com