Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën për rinumërimin e votave, reagon Aulon Kalaja: E padrejtë, shihemi në SPAK

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën për rinumërimin e votave, reagon Aulon Kalaja: E padrejtë, shihemi në SPAK

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar kërkesën e ish-kandidatit për deputet të PD, Aulon Kalaj, për rinumërimin e votave ka sjellë një reagim të menjëhershëm nga vetë ai. Në një deklaratë për mediat dje, Kalaja e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të diktuar politikisht, duke akuzuar anëtarët e Kolegjit Zgjedhor se vepruan në mënyrë të njëanshme. “Vendim i turpshëm, i marrë pa u shqyrtuar ankimimi ynë 13-faqësh dhe pa na dhënë mundësi të dëgjohemi si palë paditëse”, tha Kalaja. Ai shtoi se pavarësisht këtij vendimi, beteja e tij për transparencën e votës nuk do të ndalet, duke...
Burimi: Sot.com.al