Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Kolegji” rrëzon ankimin e PD, Gjirokastra e Lezha të parat që certifikojnë rezultatin e 11 Majit
👁11364
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës dhe të Gjirokastrës. Kërkesa e PD-ASHM për pavlefshmëri zgjedhore nuk u pranua nga gjyqtarët duke lënë në fuqi rezultatin për këto zona zgjedhore. Demokratët paraqitën kërkesën duke e argumentuar me pretendimet se ka pasur tentativa për manipulim votash, përfshirë dhe ato të Diasporës në këto dy qarqe. Në zgjedhjet e 11 majit PD e mposhti PS në Lezhë, duke siguruar 4 mandate përkundrejt 3 mandateve të mazhorancës. Ndërkohë që në Gjirokastër triumfuan socialistët, me demokratët që nxorën deputet vetëm Tritan Shehun nga lista e mbyllur. Kujtojmë se Kolegji...