Kolegët stakuan linjën e gabuar, vdes tragjikisht elektricisti 32-vjeçar në Divjakë – la pas bashkëshorten dhe një djalë të vogël

Kolegët stakuan linjën e gabuar, vdes tragjikisht elektricisti 32-vjeçar në Divjakë – la pas bashkëshorten dhe një djalë të vogël

Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e djeshëm komunitetin e Mërtishit në Divjakë, ku 32-vjeçari Xhulio Shtëmbari, punonjës i OSHEE-së, humbi jetën në mënyrë të tmerrshme teksa ishte në krye të detyrës. Shtëmbari po punonte për riparimin e një linje elektrike 10 mijë kilovolt që lidh zonën e Mërtishit me Gradishten, kur u godit fatalisht nga energjia elektrike. Sipas të dhënave paraprake, ai ishte ngjitur në një shtyllë të tensionit të lartë, duke menduar se linja ishte çaktivizuar, ashtu siç parashikojnë protokollet e sigurisë. Por në mënyrë tragjike, segmenti ku ai po punonte ishte ende aktiv. Reklama në FieriWeb -...
Burimi: Fieriweb.com