Kolë Nikçi, agronomi që u përball me diktaturën

Kolë Nikçi, agronomi që u përball me diktaturën

NGA: DR. GJIN NOKU Vitet 50 – 60 të shekullit të kaluar, pas prishjes së marrëdhënieve Shqiptaro-Jugosllave, sollën përkeqësim të jetës së banorëve në viset shqiptare të Kosovës, nën atë regjim. Shumë të rinj e intelektualë morën rrugën e emigrimit drejt “tokës së premtuar”, “Shqipërisë-nanë”. Shteti komunist shqiptar i pranonte me mosbesim “si të infiltruar”, i grumbullonte në komunitete të njohura për emigrantët, duke u kujdesur për shkollimim e punësimin, por dhe survejimin pandarë të Sigurimit. Kosovarët që kaluan kufirin për të gjetur lirinë e shpresuar, shpejt po ndjenin vështirësitë ekonomike dhe ato të trysnisë nga organet e policisë sekrete. Erdhën me shpresë që t’i shpëtonin gjenocidit serb të Tito-Rankoviçit në përballjet me qëndrestari të familjeve të tyre, por shumica e këtyre të rinjve u zhgënjyen...