Kokaina në trëndafila, mes 6 shqiptarëve të arrestuar edhe i kërkuari për vrasje, si u zbuluan nga policia greke
Autoritetet greke kanë zbuluar një rrjet të trafikut të kokainës që transportonte drogën nga Kolumbia drejt Greqisë, duke e fshehur atë brenda ngarkesave me trëndafila. Sipas njoftimit të Autoritetit të Pavarur për të Ardhurat Publike (AADE), hetimi zbuloi një ngarkesë me 80 kuti me trëndafila, e cila ishte nisur nga Bogota dhe kishte mbërritur në një pikë shitjeje lulesh në Artemida, në Athinë. Nga kontrolli i 80 kutive, autoritetet gjetën se 15 prej tyre përmbanin trëndafila me përzierje artificiale, brenda të cilave ishte fshehur kokaina, raporton TCH. Operacioni vijoi në një banesë në Marathona, ku autoritetet, në bashkëpunim me EKAM, D.A.O.E. të Policisë Greke dhe një ekip të Administratës Amerikane për Zbatimin e Ligjit Antidrogë (DEA), arrestuan një shtetas shqiptar, i cili akuzohet edhe për...
Burimi:
javanews.al