Zv/kryeministrja Balluku: 118 vende vakante në institucionet e monitorimit dhe operimit të rrugëve

Zv/kryeministrja Balluku: 118 vende vakante në institucionet e monitorimit dhe operimit të rrugëve

Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut dhe Enti Kombëtar i Operimit Rrugor janë dy institucione të reja, në funksion të zhvillimit të transportit dhe sigurisë rrugore.
Zv/kryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se për funksionimin e këtyre dy institucioneve do të punësohen 118 persona. Ajo ftoi qytetarët me formimin e duhur profesional të bëhen pjesë e konkursit.

”Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut dhe Enti Kombëtar i Operimit Rrugor janë dy institucione të reja, në funksion të zhvillimit të transportit dhe sigurisë rrugore. Për të gjithë të interesuarit, të cilët kanë dëshirë, por edhe formimin profesional, të japin kontributin e tyre pranë këtyre institucioneve, do të mund të aplikojnë. Në dispozicion të kujtdo janë 118 vende vakante”,-shkruan Balluku.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente