Zjarr i madh në Bjeshkët e Deçanit, Ramosaj kërkon ndihmë për shuarjen e tij

Zjarr i madh në Bjeshkët e Deçanit, Ramosaj kërkon ndihmë për shuarjen e tij

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kërkuar ndihmë për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë një zonë të kësaj komune.
Me anë një të postimi në Facebook pas mesnatës, Ramosaj ka njoftuar se zona e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit është përfshirë nga flakët, teksa ka kërkuar reagim të menjëhershëm.

Në thirrjen e tij për vullnetarë, Ramosaj ka thënë se pret që nga ora 08:00, të dielën, të bashkohen te stacioni i zjarrfikësve në Deçan.

“Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në një aksion të rëndësishëm për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit. Situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit prej nesh. Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme”, ka shkruar ai.
Koha.net
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente