Zgjedhjet, Meta: Partia e Lirisë do të ketë grup parlamentar dy shifëror. Koalicion historik me PD

Zgjedhjet, Meta: Partia e Lirisë do të ketë grup parlamentar dy shifëror. Koalicion historik me PD

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë është transmetuar një audio-mesazh nga Ilir Meta. Presidenti i PL është shprehur i bindur se koalicioni me PD-në do të sjellë rotacionin politik në vend. Po ashtu thotë se Partia e Lirisë, do të ketë një grup parlamentar dyshifror.
”Ne do të jemi krenar më 12 maj në përmbysjen e narkoregjimit dhe narkoekonomisë që jo vetëm kanë dëbuar 1 milion shqiptarë. Na kanë zhytur në varfëri ekstreme edhe 42% të popullsisë së mbetur. Ky është një koalicion vlerash, që në themel të të cilit qëndron patriotizmi dhe vlerat e familjes.

Partia e Lirisë ka edhe një marrëveshje për përfaqësimin parlamentar të detyruar nga kodi antidemokratik i Rilindjes. Aty ku do të përfaqësohet në bazë të mandateve të fituara në prill 2021.
Ne do të kemi një grup parlamentar dyshifror për këtë na duhet që në listat e hapura të përzgjedhim kandidatë sa më përbashkues. Prioriteti ynë më madhor është fitorja sa më e thellë. Është shumë e rëndësishme që koalicioni të marrë sa më shumë mandate sepse kjo na ndihmon edhe ne për të fituar më shumë mandate në listat e hapura”,-thotë Meta.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente