
Vritet me armë zjarri 33-vjeçari në Shkodër, detajet
👁1705
Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen me armë zjarri e ndodhur në Shkodër mëngjesin e së dielës.
Përmes një njoftimi policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R.M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Burimi