VIDEO/ Xheneta-Gjestit: Të kanë poshtëruar, pse nuk po i hakmerresh?

VIDEO/ Xheneta-Gjestit: Të kanë poshtëruar, pse nuk po i hakmerresh?

Showbiz E Enjte, 26 Dhjetor 2024 19:50
Një situatë e tensionuar ka shpërthyer mes Xhenetës dhe Gjestit brenda shtëpisë së ”Big Brother Kosova Vip 3”, ku ajo e ka zënë ngushtë me një pyetje që vuri në pikëpyetje prioritetet dhe veprimet e tij.
”Pse ti po reagon në situatën e Drilonit, e nuk po reagon kur është situata ime me ty? A e ki më të afërt Fitimin e Drilonin, a mua?”,-ishte pyetja që Xheneta ia drejtoi, duke kërkuar llogari për mungesën e mbështetjes në momentet që ajo e konsideron të rëndësishme.

Xheneta shfaqi pakënaqësinë e saj për faktin që Gjesti ka ndërhyrë dhe reaguar në situatat që përfshijnë banorët e tjerë të shtëpisë, por ka qëndruar pasiv në lidhje me çështjet mes tyre. Në përgjigje, Gjesti u përpoq të shpjegonte arsyet e veprimeve të tij, duke theksuar se e di kur është e nevojshme të ndërhyjë.
“Unë reagojë në raport me ta, sepse e di ku po dojnë me çu senin. Ndërsa, ti kur e ke shpikë çështjen me Drilonin nuk e paskam ditë që s’ka qenë e shpikur, të kërkoj falje”,-tha ai, duke pranuar gabimin për moskuptimin e situatës.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente