VIDEO/ PD feston 34-vjetorin, Berisha lavde për dhëndrin, Metën dhe për figurat që nuk jetojnë më

VIDEO/ PD feston 34-vjetorin, Berisha lavde për dhëndrin, Metën dhe për figurat që nuk jetojnë më

Sot u festua dhe u kujtua 34-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike, ku morën pjesë drejtues dhe aleatë të saj. Para të pranishmëve mbajti fjalim edhe kryetari i partisë Sali Berisha. Ai i thuri lavde aleatit të tij Ilir Meta që ndodhet i arrestuar, Ervin Salianjit i burgosur dhe madje dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, që sipas tij po përballen me regjimin diktatorial me sakrificat e tyre.
Ai kujtoi edhe elitën e PD-së që nuk jeton më, e që dikur sa ishin gjallë luftonin politikisht me të apo i kishte kundërshtarë. Po ashtu Berisha përmendi emrat e tyre duke u kujtuar cilësitë dhe që do shërbejnë si frymëzim për të fituar mandatin e tretë të PD-së në 34 vite, pas zgjedhjeve të 11 Majit 2024.

”Kujtojmë sot tribunin e lirisë, prijësin e pavdekshëm Azem Hajdari, që na kujton emocionet e themelimit të PD-së, kur kujton shembjen e kultit më te keq, kultit të Enver Hoxhës, hitlerit shqiptar. Kur kujton ata që nuk janë sot mes nesh, kujton Mandelën e Shqipërisë, Pjetër Arbnori, qendrestarin Ali Spahia, intelektualin e shquar Gramoz Pashko, mençurinë e Sokol Olldashit, mirësinë e Bujar Nishanit dhe virtytet e Gerti Bogdanit’‘,-tha Brisha.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente