Vë bast për Laert Vasilin si fitues i “Big Brother Vip IV”
Nga Albert Vataj
Ndoshta është një bast i humbur, por do të isha gati të vija bast për Laert Vasilin, si fitues i këtij edicioni të Big Brother Vip. Arsyetimi im është i paprecedent, por është gjithashtu edhe tregues i një lexueshmërie të saktë, të një profili pretendent kryesor për të fituar.Loja ende nuk ka filluar, por epërsitë e konkurrentëve dallueshëm janë evidente, edhe pse ata janë aty secili për të qenë i ndryshëm nga tjetri, por këtë ndryshueshmëri më shumë se çdoditshmëria dhe çdoorëshmëria e dinamikës së zhvillimeve në 24/7, e përcakton integriteti i individualitetit, i cili në përplasje, aty ku “hekuri kalon provën e zjarrit”, tregon se sa rezistent është dhe se lakueshmëria veçse i rrit cilësitë dhe e parapërgatit për çdo trysni dhe presion.Ai, Laert Vasili, nuk ka ngjashmëri me Ilir Shaqiri, fituesin e edicionit të parë (2021-2022). Sikurse nuk është dhe nuk ka se si të ketë përngjasim me fenomenin Luiz Ejlli, triumfuesin e pathyeshëm të shifrave rekord, të edicionit të dytë, (2022-2023). Më pak gjasë ka që Vasili të ketë karakteristikat e fituese së edicionit të tretë, (2023-2024), Egla Ceno, edhe pse të dy vijnë nga skena dhe nga të njëjtat pretendime.Ai nuk është i ngjashëm në asnjë nga tre fituesit, por garantoj të gjithë fansat e Big Brother VIP, se është një aliazh i të treve së bashku, madje zotëron disa nga karakteristikat edhe të pretendentëve të këtij supërproduksioni, atyre që sfiduan banorët, por e patën të pamundur të rrëmbenin zemrat e publikut, apo të gjenin pak ngrohtësi në prehrin e produksionit.Ai Laert Vasili, është aty për të treguar të gjithë cilësitë e fitueve, që nga karizma publike, të cilën ai ka dëshmuar, dhe këtë e tregojnë rrjetet sociale, ku ai ka një mori ndjekësish, sepse ai, Leatrt Vasili, di të jetë sa i vërtetë aq dhe aktor virtuoz, ku bëhet fjalë për çështje sensitive, të sportiviteti të konfliktualitetit, dhe “paftyrësia” e të drejtës për të patur të drejtë edhe kur nuk ka. Ai është i lindur për skenën e madhe të betejave të fuqishme, dhe Big Brother VIP, është njëra prej tyre, si cilës ai do t’i japë më shumë se asnjë, për të fituar atë që është ëndërr e çdo konkurrenti që ka hyrë në atë shtëpi.Ai e di më mirë se askush në atë shtëpi, se çfarë duan njerëzit, ata që do të vendosin për fatin e tij në këtë sfidë. Ai i kupton rrahjet e zemrave të të gjithëve, si për çështje më karakter kombëtar, ashtu edhe ato me ndjeshmëri të lartë sociale. Por jo më pak ai di edhe lojën, si në skenë ashtu edhe jashtë sajë, veçanërisht në shtëpi, në atë shtëpi, ku ai do të jetë epiqendra e ciklonit të debateve dhe përplasjeve. Edhe hiret e tij, do të zënë një vend të konsiderueshëm në zemrat e ndjekësve, kryesisht grave, të cilat do ta mbështesin symbyllurazi.Që kur nominimet të hynë në skenën e betejës për çmimin e madh dhe zotërimin e asaj shtëpi, Leart Vasili do të jetë i nominuari i parë dhe i shënjuari kryesor për ta shporruar, si një rrezik serioz i rivalitetit dhe konkurrencës.Laert Vasili, nga skenat e teatrit apo filmit, nga studiot e debateve televizive, nga kudo ku dikund ngrihet zëri reagues dhe çakërdisen sytë shprehës të mosdakordësisë dhe shpërthimit, vjen në “Big Brother Vip IV”, për të treguar, ndoshta jo një anë tjetër të tij, se sa për të fituar me cilësitë dhe personalitetin e tij, me anën që e njohin të gjithë, ndoshta më pak ata që janë brenda .Shprehja e tij në këtë start: “Nuk jam shenjtor, me të mirat dhe të këqijat e mija. Filmit, teatrit i kam dhënë shpirtin. Mu duk interesante të kisha një Vëlla të Madh, sespe kam vetëm motër. Jam rritur nga dy ushtarakë dhe jam përgatitur për luftë.”, është gjithçka që duhet të kuptojmë, në atë lojë të tijën, në ato “të papriturat”, me të cilat ai do të shpërfaq që në kryeherë pretendimet për fitore.Ndoshta për ironi fati të kësaj pritshmërie që paralajmëroj, unë nuk e konsideroj veten si të thekur të këtyre reality show, por në përpjekje për të dalë në përfundime të tillë, “të çmendura”, thërras në ndihmë njohjet e individit, kohës, publikut, efektin algoritmik, e të ndonjë indikatori tjetër, për të bërë parashikime, edhe pse kurrë nuk kamë vënë bast, e për më pak të kem luajtur kumar.
Burimi