Vatikan: Sot 30 qershor është Dita e Bamirësisë së Papës
Lëmosha e Papës, do të mbështesë misionin e Pasardhësit të Pjetrit që dëshiron të jetë pranë të gjithëve njerëzve, veçanërisht atyre që vuajnë në mbarë botën, aty ku ka duar, që kërkojnë lëmoshë e liri…
Të dielën e 30 qershorit është Dita e Bamirësisë së Papës që kremtohet në të gjithë botën. Çdo kontribut, qoftë edhe më i vogli, është një mbështetje domethënëse për veprimtarinë e Pasardhësit të Pjetrit që dëshiron të jetë pranë të gjithëve njerëzve, veçanërisht atyre që vuajnë.
“Ji i gëzuar në shpresë, i qëndrueshëm në mundime, këmbëngulës në lutje”: ky verset nga Letra drejtuar Romakëve (12,12) u zgjodh për të shoqëruar Ditën e Bamirësisë së Papës, e cila festohet në kishat anembanë botës nesër, e diel, 30 qershor, pranë e pranë festës së Shën Pjetrit e Shën Palit.
Përmban ftesën e palodhshme të Papës në këtë periudhë historike: të mos e humbasim kurrë shpresën dhe të kthehemi me besim te Zoti në të gjitha sprovat që po kalojmë. Dita është mundësi për t’u lutur në mënyrë të veçantë për Papën Françesku ndërsa kujtojmë se kontributi i mbledhur – përmes Obolit apo Lëmoshës së Shën Pjetrit – do të mbështesë misionin e tij!
R.SH. / Vatikan
Burimi