U plagos aksidentalisht, kirurgu Dibra rikthehet në punë

U plagos aksidentalisht, kirurgu Dibra rikthehet në punë

Shefi i kirurgjisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Arvin Dibra është rikthyer në punë. Kjo gjashtë muaj pasi u plagos aksidentalisht, pas hedhjes për t’u larë në lumin Buna në Shkodër. Dibra është rikthyer në krye të detyrës, për t’i shërbyer me përkushtim pacientëve të tij.
“Me kënaqësi dhe emocion të veçantë mirëpritëm rikthimin e Prof. Arvin Dibrës! Dedikimi dhe profesionalizmi i tij kanë qenë gjithmonë një vlerë e jashtëzakonshme për QSUT-në dhe për të gjithë pacientët e tij. I urojmë shëndet të plotë dhe suksese në misionin e tij të palodhur për kujdesin shëndetësor dhe edukimin mjekësor”, cilësohet në njoftimin e këtij institucioni.

Kujtojmë që me vendim të Këshillit të Ministrave, në 29 janar u miratua mbulimi i shpenzimeve për kurimin e mjekut. Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të mjekut Arvin Dibra, në masën 2 milionë lekë.
Mjeku kirurg i QSUT-së, Arvin Dibra, mbeti i plagosur aksidentalisht më 10 gusht 2024, pasi u hodh për t’u larë në lumin Buna në Shkodër.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente