Trajneri i Spanjës: Gjermania e rrezikshme në minutat e para, Kroos ka shumë talent!

Trajneri i Spanjës: Gjermania e rrezikshme në minutat e para, Kroos ka shumë talent!

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente ka folur sot në konferencë për shtyp në prag të super duelit ndaj Gjermanisë. Strategu i njohur kërkoi kujdes maksimal në minutat e para, si dhe nga një lojtar në veçanti … Toni Kroos.
“Mendoj se do të jetë një ndeshje e ekuilibruar. Mund të ishte dhe finalja e Europianit një përballje e tillë. Gjermania është mjaft e rrezikshme në minutat e para dhe ndaj duhet kujdes maksimal dhe t’i përgjigjemi me të njëjtën mënyrë. Duhet të jemi vigjilent që në minutën e parë.
Ne e njohim ekipin e tyre, por ne do të bëjmë punën tonë. Qëllimi ynë do të jetë të shfrytëzojmë momentet e tyre të dobësisë. Jemi jashtëzakonisht të përqendruar për këtë ndeshje.
Kroos? Ai është një lojtar i klasit botëror. Një ditë çdo futbollist e lë futbollin, por futbolli nuk i lë kurrë lojtarët si Kroos … Ai ka shumë talent. Kur futbollistët e kanë përballë një lojtar si ai ndihen në vështirësi.  Është mëkat që ai po tërhiqet, do të doja të vazhdoja ta shikoja atë duke luajtur”, deklaroi strategu i Spanjës.
Burimi