
Tirana humb penallti në shtesë, mbyllet pa fitues derbi ndaj Partizanit
👁1009
Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani është mbyllur pa gola. Dueli prodhoi shumë emocione, duke bërë të harrohet sfida e parë mes tyre.
Bardheblutë e drejtuar nga Magani ishin shumë pranë fitores në këtë sfidë pasi fituan një penallti në shtesë pasi topi u prek me dorë nga një prej futbollistëve të Partizanit.
Megjithatë, në minutën e 7 të shtesës, Prenga goditi, por penalltia u prit nga portieri i Partizanit. Në pjesën e parë ndërkohë Tirana gjeti avantazhin falë një autogoli të Sembene, por që u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje.
Partizani udhëheq renditjen me 28 pikë, ndërsa Tirana mban vendin e 7 me 16 pikë.
Burimi