Të tjera akuza të rënda për reperin Diddy
Një aktore e filmave porno ka paditur Diddy-n për miliarda dollarë pasi pretendon se ai e trafikoi atë për të bërë seks me të ftuarit e festave që organizonte dhe e kërcënoi se do ta shantazhonte nëse ajo nuk e bënte këtë gjë.
Adria English thotë se u takua për herë të parë me muzikantin e famshëm në vitin 2004, kur i dashuri i saj ishte në audicion për model të Sean John.
Ajo pretendon se ka punuar në festa të organizuara nga Diddy, në të cilat ajo konsumonte alkool të mbushur me lëndë narkotike si ekstazi dhe i kërkohej të flirtonte me të ftuarit.
English tha se reperi 54-vjeçar e “përgatiste” atë për ta trafikuar seksualisht dhe i tha asaj të bënte seks me Jacob Arabov, i njohur gjithashtu si “Jacob the Jeweler”.
Padia, e ngritur në Nju Jork të mërkurën, pretendon se ajo ka pasur “marrëdhënie seksuale të detyruar” me të dhe ishte paguar 1000 dollarë shtesë në krahasim me tarifën e zakonshme për të punuar nëpër festa.
Burimi