Të shtëna me armë zjarri në një kamp emigrantësh në Francë, pesë persona mbeten të vrarë

Të shtëna me armë zjarri në një kamp emigrantësh në Francë, pesë persona mbeten të vrarë

FRANCË- Të paktën katër persona janë vrarë nga të shtënat në një kamp emigrantësh pranë Dunkirkut në Francë, ndërsa një person i pestë u vra jashtë kampit.
Sipas raportimeve të Sky News, ngjarja ka ndodhur në Loon-Plage dhe policia ka konfirmuar se është kryer vrasje e shumëfishtë. Një burrë që pretendonte se ishte personi i armatosur u dorëzua në stacionin e policisë pranë Ghyvelde.

Sipas shoqatës bamirëse të refugjatëve Care4Calais, refugjatët kanë qëndruar në kampe në zonë prej vitesh. Ata janë kryesisht kurdë ose afganë dhe përfshijnë shumë familje me fëmijë të vegjël, sipas organizatës bamirëse.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente